Blinken theksoi nevojën për diplomaci dhe mbajtjen “e hapur të kanaleve të komunikimit”, shtuan zyrtarët amerikanë.
Udhëtimi i parë i një diplomati amerikan në Kinë në pothuajse pesë vjet, vjen disa muaj pasi një vizitë e mëparshme e Blinken u shty kur një balonë e dyshuar spiune kineze fluturoi në hapësirën ajrore të ShBA-së.
Zyrtarët amerikanë thonë se qëllimi kryesor i bisedimeve është stabilizimi i një raporti që është bërë jashtëzakonisht i tensionuar.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, i tha Blinkenit se Pekini ishte i përkushtuar për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme, të parashikueshme dhe konstruktive me SHBA-në, thanë nga media shtetërore. Zyrtarët amerikanë thanë se ai kishte rënë dakord për një vizitë në Uashington.
Qin tha se Tajvani ishte “rreziku më i spikatur” për marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe e përshkroi çështjen e Tajvanit si një nga “interesat thelbësore të Kinës”, thanë nga media shtetërore.
Kina e sheh Tajvanin e vetëqeverisur si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë nën kontrollin e Pekinit, por Tajvani e sheh veten të veçantë nga kontinenti kinez me kushtetutën dhe udhëheqësit e vet. Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tha vitin e kaluar se ShBA-ja do ta mbrojë Tajvanin në rast të ndonjë një sulmi nga Kina, një veprim i dënuar nga Pekini.