6.7 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Blinken bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm ukrainas: Putin do të përgjigjet për bombardimet çnjerëzore

- Advertisement -

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar sonte një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Sipas raportimeve, Blinken i përsëriti edhe një herë ministrit ukrainas “mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për popullin e Ukrainës. Po ashtu, Sekretari amerikan i Shtetit u zotua se lideri rus Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi për bombardimet e pajustifikuar në Ukrainë.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm ukrainas, në një postim në Twitter ka komentuar daljen e Rusisë nga Këshilli i Evropës.

“PACE votoi për tërheqjen e Rusisë nga Këshilli i Evropës (duhej të bëhej në 2014). Numri i votave “pro”: 216 nga 219. Ky është Kuvendi që votoi për kthimin e Rusisë jo shumë kohë më parë. Tani është koha për #deputinizimin. Vendimi përfundimtar i takon Komitetit të Ministrave.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit