Kohëve të fundit shtetet në Evropë janë duke blerë armë dhe pajisje nga e gjithë bota. Kjo si shkak i luftës së paprovokuar nga Rusia në Ukrainë.
Vendet e ish-bllokut sovjetik, tashmë anëtarë të BE-së dhe NATO-s, po zëvendësojnë mjetet dhe pajisjet e tyre ushtarake sovjetike me ato moderne të standardeve të NATO-s.
Kështu edhe shteti kroat ka marrë iniciativën për të modernizuar ushtrinë e saj. Kroacia pritet të blejë 30 tanke gjermane Leopard 2A8, ndërsa plani është që ushtria kroate të pajiset me 75 të tilla. Kjo për të zëvendësuar tanket e prodhimit jugosllav M84, model i tankut sovjetik T-72.
Flota e tankeve M84 që përbëhet nga 75 tanke, pritet të dërgohen në Ukrainë.
Kroacia përpos tankeve Leopard, shikon të blejë edhe sisteme raket ore HIMARS nga SHBA-të, ndërsa mësohet nga mediumi kroat Jutarnji se Kroacia planifikon të blejë dronë turq dhe mjete të reja aviacioni luftarak