Blerta Rugova, e njohur për stilin e saj të përmbajtur dhe të rafinuar, ka zhvilluar së fundmi një bisedë të hapur me ndjekësit në Instagram përmes një rubrike pyetje-përgjigje.
E sinqertë dhe e drejtpërdrejtë, Blerta nuk hezitoi të ndante mendime personale për tema që zakonisht nuk i trajton publikisht.
E pyetur nga një ndjekës: “Cilës fe i takoni ju personalisht?”, Blerta dha një përgjigje të thjeshtë dhe të qartë: “Myslimane”.

Ndër pyetjet që mori më shumë vëmendje ishte ajo që lidhej me marrëdhënien e saj me kunatën, Teuta Rugovën, vajzën e ndjerë të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Pyetja që iu parashtrua ishte: “Na thuaj raportin tënd me Teutën sepse Teuta duket shumë e qetë, e thjeshtë, e çiltër”.
Blerta u përgjigj me ndjeshmëri dhe respekt të thellë, duke e cilësuar Teutën si një njeri të rrallë.
“Jam shumë me fat që e kam kunatë, shoqe dhe motër në shpirt. Teuta përçon qetësi. Ka një energji që të bën me u ndi mirë, pa folur shumë. Ka një mençuri që s’ka nevojë me u dëshmu, veç ndihet”.

Më tej, ajo e përshkroi Teutën si një figurë të fortë dhe të heshtur që mbetet e palëkundur edhe kur të tjerët lëkunden.
“Teuta është ajo që i dëgjon të gjithë, por flet veç kur fjalët kanë peshë. Që s’kërkon vëmendje, por meriton krejt respektin. Në një botë ku shumica duan me u pa, ajo zgjedh me u ndje”.
Blerta e mbylli përgjigjen me një vlerësim emocional dhe shumë domethënës, duke treguar jo vetëm dashurinë për kunatën, por edhe vlerësimin për rolin e saj në familje.
“Di të them: Lum fëmijët e mi çfarë halle kanë. Lum familja Gjeloshi çfarë nuse kanë marrë”.