Adhuruesit e hikingut e kanë mundësinë të shijojnë një vikend fantastik.
Ajo ka ftuar shoqërinë të bashkohen në këtë organizim, duke respektuar edhe rregullat e bjeshkatarisë.
Nisja do të bëhet në orën 07:30 derisa kohëzgjatja do të jetë 7 orë.
”Tungjatjeta shoqni e adhurues të hiking,
Faleminderit për krejt interesimin e treguar për ecjen ne Liqenin e Jazhincës këtë të diel. Këtu po e ndaj një njoftim për gjërat e domosdoshme që duhet t’i kemi para nisjes duke respektuar edhe rregullat e bjeshkatarisë sikurse janë pajisjet e duhura për ecje, përgatitja individuale dhe respektimi i orareve.
Mezi po pres me u taku dhe me shiju “Shtegun e Jazhincës”
Shihemi”, ka shkruar Blerta Deliu.
https://www.facebook.com/share/p/3yjRvHEehPsN9pib/?mibextid=oFDknk