9.4 C
New York
Thursday, December 18, 2025

Buy now

Blerta Deliu Kodra: Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje po e zbraz Kosovën dhe po e thellon polarizimin

- Advertisement -

Deputetja Blerta Deliu Kodra ka deklaruar se Kosova po përballet me pasoja të rënda si rezultat i qeverisjes së papërgjegjshme dhe mungesës së plotë të llogaridhënies gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas saj, vendin nuk e kanë lëshuar vetëm qytetarët që nuk kanë pasur paga dhe kushte të dinjitetshme jetese, por edhe profesionistët më të kualifikuar të shoqërisë, përfshirë inxhinierë, mjekë dhe infermierë. “Kjo ikje masive është alarm për një shtet që po dështon t’u ofrojë perspektivë qytetarëve të vet,” theksoi Deliu Kodra.

Ajo kritikoi ashpër qeverinë aktuale për mungesë të transparencës dhe llogaridhënies, duke theksuar se këto parime janë braktisur që nga ardhja e saj në pushtet. “Raporti i publikuar sot nga VOX është dëshmi e qartë e kapjes së institucioneve dhe kontrollit të hekurt ndaj ndërmarrjeve publike, nën ndikimin e Dejona Mihalit,” deklaroi ajo.

Deliu Kodra shtoi se Kosova sot gjendet në një polarizim të skajshëm, të nxitur drejtpërdrejt nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas saj, kjo forcë politike ka hyrë në përplasje të vazhdueshme me Gjykatën Kushtetuese, mediat, gjyqtarët, prokurorinë, komunitetin e biznesit dhe sindikatat, duke dëmtuar rëndë demokracinë dhe stabilitetin institucional në vend.

“Në vend të unitetit dhe dialogut, qeveria ka zgjedhur konfliktin dhe përçarjen, duke e çuar Kosovën drejt izolimit dhe stagnimit,” përfundoi Deliu Kodra.

Të ngjashme

Të fundit