Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu, ka folur para seancës së sotme të Kuvendit.
Deliu-Kodra, ka thënë se fati i Kosovës ka mbetur në mëshirën e Albuelena Haxhiut nëse do të tërhiqet nga kandidatura për kryetare të Kuvendit.
“Nuk shoh që do të ketë ndryshim. Nuk ka vullnet politik për të ndryshuar kandidaten. Epilogu do të jetë i njëjtë. Kosova po e kalon muajin e tretë të krizës institucionale dhe përgjegjësinë eta marrin ata që nuk po marrin asnjë hap të vetëm. PDK ka qenë e hapur të ulet të diskutojë dhe të shoh mundëFatisinë si të kaohet nga kjo situatë, pa cka se ne kemi një grup parlamentar që është barrikaduar me një kandidate të vetme dhe natyrisht se fati i Kosovës ka mbetur në mëshirën e cila nuk e di a do të jetë ende kandidate apo pas edhe disa tentativave të shihet nëse znj. Haxhiu të largohet nga kandidatura”, deklaroi deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra.