Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, dhe nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, për nder të Festës së Flamurit kanë vizituar familjen e ish-presidentit Thaçi në Burojë, shkruan Scanner.
“I fortë dhe shumë krenar për të birin dhe bashëluftëtarët që e udhëhoqen Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë, baca Haxhi është i bindur në kthimin e tyre triumfues, ashtu siç ishte e pastër dhe e drejtë, lufta për çlirim”, shkruan Deliu.
Postimi i plotë:
Për nder të Festës së Flamurit, daljes së parë publike të UÇK-se dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, vizituam familjen e presidentit Hashim Thaçi.
Me zemrën plotë dhe me ngrohtësinë e një burri të madh na priti babai i presidentit, baca Haxhi.
I fortë dhe shumë krenar për të birin dhe bashëluftëtarët që e udhëhoqen Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë, baca Haxhi është i bindur në kthimin e tyre triumfues, ashtu siç ishte e pastër dhe e drejtë, lufta për çlirim./Scanner/