Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ia ka kthyer Albulena Haxhiut.
Haxhiu duke mos komentuar mesazhin shokues që bashkëshorti i saj ia kishte dërguar Deliut 8 vjet më parë dhe kjo e fundit e ripublikoi sot, Haxhiu tha se “Deliu ka votuar gjitha marrëveshjet e dëmshme”.
E Deliu shkroi në Facebook se e merr seriozisht Albulena Haxhiun vetë pasi ta zbardhë rastin e Astrit Deharit.
“Paska reaguar deputetja Albulena Haxhiu. Nuk do të isha marrë fare me të, po të mos ishte ministrja më e dobët dhe paaftë në histori të Kosovës. Vetëm pasi ta “zbardhë” rastin e Astrit Deharit – mund ta marrë seriozisht çdo reagim të saj”, ka shkruar Deliu.
Më pas Deliu e bëri edhe një reagim ku tha se Albulena Haxhiu bëri vetëgjyqësi.
“Albulena Haxhiu po bën thirrje për vetëgjyqësi. Ajo po thotë se, meqë unë paskam votuar për Gjykatën Speciale, burri i saj ka të drejtë të më sulmojë mua. Merreni me mend! Të dashur qytetarë, kjo grua ka qenë ministre e Drejtësisë për katër vite. Unë jam deputete, dhe ajo flet kështu për mua, imagjinoni çfarë mund t’u ndodhë qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi që i dalin përballë një pushteti që nuk njeh as norma ligjore, as morale. Sa turp”, ka shkruar ajo.