24.7 C
New York
Thursday, June 26, 2025

Buy now

Bleron Fetahu i Trepçës i bashkohet Llapit të Batatinës

- Advertisement -

Mesfushori mitrovicas Bleron Fetahu është përforcimi më i ri i Llapit nga Podujeva. Klubi llapjan ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me talentin 19-vjeçar.

Njoftimi i plotë i klubit:

Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të prezantojë një nga futbollistët më premtues të rajonit të Mitrovicës – Bleron Fetahun.

Mesfushori ofensiv ka nënshkruar kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Nga edicioni 2025/26, ai do të mbrojë ngjyrat bardhekaltër.

19-vjeçari, ish-anëtar i KF Trepça, ka regjistruar 11 paraqitje me ekipin e parë, duke kontribuar me 4 gola dhe 3 asistime. Në gjysmën e parë të sezonit ka shkëlqyer edhe me ekipin U19, ku ka realizuar 2 gola dhe plot 15 asistime.

Fetahu pritet të rrisë cilësinë në repartin e mesfushës. Shërbimet e tij janë kërkuar me ngulm nga kryetrajneri Tahir Batatina, i cili e sheh atë si një nga futbollistët që mund të shkëlqejnë në edicionin e ri.

E urojmë Bleronin për transferimin dhe i dëshirojmë shëndet e shumë suksese me ngjyrat tona!

Të ngjashme

Të fundit