13.3 C
New York
Wednesday, November 26, 2025

Buy now

Blero s’gjen fjalë pas vdekjes së Shpatit: Fli i qetë vëlla, drita jote s’do shuhet kurrë

- Advertisement -

Blero ka mbetur zemërthyer pas vdekjes së Shpat Kasapit – mikut dhe kolegut të tij, me të cilin kishte realizuar edhe këngë para shumë vitesh, ndër to edhe hitin që rrëmbeu zemrat e publikut.

Në një postim në Instagram, ku artisti ka ndarë një fotografi krah Shpatit nga skena e Top Fest, ku konkurruan me këngën “Falma”, ai shkruan se ka mbetur pa fjalë, pa frymë dhe pa forcë.

“Sot zemra më është thyer në një mënyrë që s’e kam njohur kurrë më parë. Ikja jote, Shpat, na ka lënë të gjithëve pa fjalë, pa frymë, pa forcë. Miku im, kolegu im, njeriu me shpirt të bardhë dhe zemër të madhe… do të të mbaj mend gjithmonë me buzëqeshjen që e ndriçonte çdo dhomë ku hyje. Është e pabesueshme të flas për ty në të kaluarën. Ti ishe dritë, mirësi, energji e pastër. Çdo moment me ty ishte një bekim, çdo bisedë një paqe, çdo kujtim një dhuratë”, ka shkruar Blero, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, këngëtari shkruan se drita e Shpatit nuk do të shuhet kurrë dhe se i njëjti do të jetojë në kujtime, në historitë dhe në zemrat e tyre.

“Lutem për ty me gjithë shpirt, dhe për familjen tënde që ka humbur një engjëll në tokë. Ndërsa unë… jam i thyer. I thyer në shpirt, në zemër, në çdo pjesë të vetes që të ka njohur dhe dashur. Fli i qetë, vëlla. Drita jote nuk do të shuhet kurrë. Do të jetosh në kujtimet tona, në historitë tona, në zemrat tona. Pusho në paqe, Shpat. Gjithmonë do të jem krenar që të quajta mik”, përfundoi Blero.

Të ngjashme

Të fundit