Blero njihet për romancat e tij ndër vite – që të gjitha të bujshme e me plot kurreshtje.
Edhe ajo me ‘beben e tij’ mori vëmendjen e publikut, derisa u diskutuan ndarje e ribashkime të shumta mes dyshes.
Enigma u bë edhe më e vështirë prej intervistës së Bleros dhënë për ish gruan e tij, Afronën, teksa u zgjuan dyshimet se ata mund të kishin rikuperuar marrëdhënien e tyre. Por mos keni merak, siç duket Blero në fakt ka rregulluar raportet me beben e tij.
Burimet e Prive.al kanë zbuluar se ata janë parë bashkë mbrëmë në Zone Club duke kërcyer e shijuar momentet tamam si çift, ashtu siç mund t’i shihni edhe në foton e mëposhtme.