Artistit të njohur shqiptar, Blero Muharremit, duket se nuk po i ecën asnjë lidhje dashurie.
Para një muaji u raportua se ka nisur një romancë të re me një vajzë nga Peja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram.
E njëjta kishte jetuar prej vitesh në Oslo të Norvegjisë, teksa këtë kohë po qëndronte në apartment të Bleros.

Por siç shihet kjo edhe nuk zgjati shumë meqë nuk ndiqen tashmë as në rrjete sociale.
E ish-e dashura ka bërë edhe një shkrim në një postim të ndarë në InstaStory, që thuhet se është për Bleron.

“Veç një gjë e kam mësuar në jetë, ruaju prej atyre që të thonë gjithë kohën të dua. Besom. S’ke nevojë me i thanë të dua njeriut veç me vepra e treon e je në rregull”, thuhet në postim.
Blero nga ana tjetër ka qëndruar në heshtje duke mos bërë asnjë reagim në lidhje me këtë.