Marrëdhënia e Bleros dhe Afrona Dikës ka qenë shumë e komentuar prej vitesh.
Dyshja tashmë janë ndarë, ndonëse ka pasur disa situata që kanë nxitur debat në publik.
E tillë është edhe kjo e fundit, ku ish-çifti u fotografua së bashku në mes të Cyrihut, në Zvicër.
Prive ka siguruar një imazh të tyre të përbashkët, të cilët shihen duke shijuar një kafe së bashku.
Nuk dihet nëse ky takim ka qenë miqësor, si shenjë respekti që kanë për njëri-tjetrin, për raportin e së kaluarës.
Blero pak muaj më parë ka qenë i ftuar në ‘podcast’-in e Afronës, “Talk With Afrona”, ku kanë zbuluar arsyet që çuan deri në ndarje.
Pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë kjo histori e tyre.