12.8 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

“Blerja” e votës, a po keqpërdoret buxheti i shtetit?

- Advertisement -

Ndonëse vendimin e mori një muaj më parë, 100 eurot për studentët qeveria në detyrë i ndau vetëm tri ditë para balotazhit të së dielës. Madje njoftimi për këtë studentëve iu shkoi në emër të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Ndarja e këtyre mjeteve në këtë periudhë ngjalli valë reagimesh.

Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica vlerëson se një vendim i tillë në kohën e zgjedhjeve lokale është keqpërdorim i pastër i parasë publike.

Sipas tij, pushteti aktual po abuzon me buxhetin e shtetit, pasi aktvendimi i Supremes e ka bërë të qartë pozicionin e tyre qeverisës.

“Vendimi i qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove në pikuni e fushatës zgjedhore konsiderojë që është keqpërdorim i pastër i parasë publike për qëllimi është politik. Ne nuk kemi institucione dhe këto vendime janë të pastra politike për qëllim elektoral. Ne kemi edhe një vendim të gjykatës që ka sqaruar pozicionin vendimeve të qeverisë kur në të njëjtën kohë të njëjtit para dite mund të jenë në qeveri dhe të votojnë një çështje derisa pasdite në Kuvend për të votuar një çështje kjo flet më së miri për abuzimin që po ia bënë kjo garniturë politike që është duke qeverisur me vendin”, tha Reçica për RTV21.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ndërkaq thotë se buxheti i shtetit është shndërruar në pronë private të partisë që po e drejton qeverinë në detyrë. Sipas tij, politikanët duhet të kuptojnë se vota nuk blihet por meritohet.

“Ajo që është duke e goditur Kosovën mungesa e përgjegjësisë s’ka llogari dhënie dhe në këtë kohë të fushatës është një dukuri që vërehet se buxheti shtetit është më tepër në pronësi private te partive politike sesa të qytetarëve. Ne e dimë që Kosova ka nevoje për mbështetje edhe të studenteve edhe familjeve skamnore për një stabilitet social por të ndodh diçka e tillë në kohë fushate është një dëshmi sesa është agresive lufta për pushtet dhe jo për interes të qytetarëve. Studentët kanë dije me të larte se 100 euro…Politikanët duhet të kuptojnë që vota nuk blihet por meritohet por lufta për pushtet është duke i verbuar. Kjo që po ndodh besoj se në të ardhmen do të jetë një lëndë shumë shqetësuese për prokurorinë dhe gjyqësorin sepse të keqpërdoret deri ne këtë masë buxhetin e shtetin ndodh veç në Kosovë”, tha Gërxhaliu për RTV21.

Vendimi për ndarjen e 100 eurove për studentët ishte marrë më 7 tetor. Derisa njw javë më parë qeveria në detyrë vendosi edhe për rritje të pensioneve nga 120 në 150 euro e shtesave për fëmijë për 50 për qind nga nëntori i këtij viti si dhe vendimit për rritje të pagës minimale nga janari i vitit të ardhshëm.

Të ngjashme

Të fundit