28.2 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Blerja e raketave amerikane: Ministri i Mbrojtjes thotë se “parandalimi i luftës bëhet përmes përgatitjes për luftë”

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar që ai dhe asnjë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk do të dëshironin t’i përdornin raketat e blera së fundi “Javelin” nga ShBA-ja.

Në një intervistë në “TV Dukagjini”, ai ka thënë se megjithatë, ato do të përdoren nëse ka nevojë për t’i për përdorur.

“Unë personalisht por besoj edhe që secili ushrar i FSK-së besoj nuk do të donte t’i përdorte këtë armatim në situata reale, por blerja e tyre, bëhet për t’i përdorur, për t’i trajnuar, për t’i përdorur nëse ka nevoje për t’i përdorur.” – ka thënë ai.

Mes tjerash, ministri ka deklaruar që pjesë e parandalimit të luftës, është edhe përgatitja për luftë.

“Pjesë e parandalimit të luftës është përgatitja për luftë dhe ne e përgatisim Forcën tonë që të jetë e gatshmë të mbrojë territorin dhe sovranitetin e vendit tonë dhe të kontribuojë në misione paqeruajtëse krahas aleatëve tanë.” – u shpreh Maqedonci.

Ndërkohë, Kosova shumë shpejt do të pajiset me raketat “Javelin”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë konfirmuar se është pranuar kërkesa për blerjen e tyre, që arrin vlerën rreth 75 milionë dollarë.

Sistemi raketor “Javelin” është përdorur nga ushtria ukrainase për të shkatërruar tanket ruse dhe automjetet e tjera të blinduara.

Të ngjashme

Të fundit