8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Blerja e dronëve për FSK-në nga Turqia ende e pa konfirmuar

- Advertisement -
Mediume të ndryshme në vend, kanë raportuar se Kosova, për nevoja të FSK-së ka blerë 3 dronë të tipit bajraktarë, e të tjera kanë raportuar se bëhet fjalë për 5 të tillë.

Por raportimet, mbetën pa u konfirmuar ndonjë herë nga Ministria e Mbrojtjes, edhe në tentimin e televizionit për të marrë përgjigje nga ky dikaster.

Megjithatë, për ta u fol edhe në studio televizive nga pushteti e opozitë, e u ngritën shumë dilema.

Deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri dhe atij për mbikëqyrje të AKI-së, ka shprehur pakënaqësitë e tij për raportimin për këtë temë.

Arbër Rexhaj, deputet i LVV-së ka thënë se “Prej burimeve ndërkombëtare nuk është dasht me u bo lajm sepse kjo nuk i bën nder Republikës së Kosovës, sepse kemi një pozicion të tillë ku blerjet në fushën e sigurisë ne nuk mund t’i proklamojmë me të madhe ani pse ato bëhen vazhdimisht, në formë konsistente dhe si kurrë më parë … Deri sa ka ardhë puna më fol për dronët në Qeverinë Kurti kjo është shumë shenjë e mirë”.

Ndërsa Xhavit Haliti i PDK-së, u shpreh se pavarësisht nëse janë blerë ose jo, ato nuk do të mund të fluturojnë pa një leje nga dikush tjetër.

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së ka thënë se “Bën shkelje të ligjit nëse e ngrit një dron pa leje të KFOR-it, kjo është situata në Kosovë dhe psh për dronët që po flasim, ata kërkojnë specialistë të fushës për drejtimin e tyre, në qoftë se duhet të marrën armët, nuk e di a kanë marrë armë apo vetëm duan ta kontrollojnë kufirin, besoj që kanë arritë marrëveshje edhe me KFOR-in, dhe besoj që ma shumë janë të përdorshëm për kontrollimin e kufirit sesa mund të arrijmë për me pasë raketa në ta”, tha ai për Dukagjini.

Nga ana tjetër njohësi i çështjeve të sigurisë teksa pohon se edhe dronët e edhe pjesa tjetër e armatimit përfshihet në tranzicionin e FSK-së në ushtri, thotë se i rëndësishëm është trajnimi për përdorim të tyre.

Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë, ka thënë se “Edhe Kuvendi edhe Qeveria ka miratuar një buxhet për FSK-në me rritje që po përmbush aspektet e furnizimit, të duhur konform asaj sepse kjo realisht kërkon edhe trajnim, për këto pajisje dhe armatim luftarak, nuk shkon ajo vetëm të furnizohemi, e kemi parë në Ukrainë, ka armatim të bollshëm mirëpo një kohë të gjatë e merr trajnimi”.

Ushtria e Kosovës, gjatë këtij viti ka në dispozicion buxhetin më të lartë të ndarë ndonjë herë, me gjithsej 100 milionë euro, 30 milionë prej tyre të dedikuara veç për armatim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit