4.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Blerina Kllokoqi Rugova: Me Mendimin u njoha në diskotekë se ku tjetër, a menduat që në bibliotekë a

- Advertisement -

Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova ishte e ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ndau detaje për njohjen me bashkëshortin e saj, Mendim Rugovën, djalin e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Gjatë bisedës me moderatorin e emisionit, Fisnik Juniku, Kllokoqi Rugova tregoi me humor dhe sinqeritet rreth fillimeve të marrëdhënies së tyre, duke pranuar se ata u njohën në një ambient ndryshe nga sa mund të pritej prej saj.

E pyetur nga Juniku se si e kishte takuar për herë të parë Mendimin, Blerina me shaka tha: “Kemi qenë në Bibliotekën Kombëtare, kemi qenë në një aktivitet, do të thotë ai ka qenë në tavolinën A4, unë kam qenë në tavolinën A6 edhe kemi qenë duke lexuar ‘Iliaden’…po në diskotekë po ku kam pasur të takohem zotëri, a njëmend po mendon që në bibliotekë jemi njohur a”, duke theksuar me batutë situatën e njohjes së tyre.

 

Moderatori e pyeti më tej nëse takimet e filluara në diskotekë mund të çojnë në një marrëdhënie të suksesshme. Kllokoqi Rugova, me humor, u përgjigj: “Po more, ne jemi njohur në diskotekë dhe dy fëmijë i kemi bashkë”.

Biseda e saj e hapur dhe e qeshur në “Shok Podcast” tregoi një anë të saj të këndshme dhe spontane, ndërsa ndau momente nga jeta e saj private me audiencën, duke hedhur një dritë më të afërt mbi marrëdhënien e saj me bashkëshortin Mendim Rugova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit