Home Lajme Blerim Vela reagon pas largimit nga Presidenca

Blerim Vela reagon pas largimit nga Presidenca

0
Blerim Vela reagon pas largimit nga Presidenca

Blerim Vela është deklaruar pas tërheqjes nga pozita e shefit të stafit të presidentes Vjosa Osmani.

Ai përmes një postimi në platformën X tha se është krenar për punën e bërë.

“Sot është dita ime e fundit në detyrën e Shefit të Stafit të Presidentes. Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në Presidencë. Krenar për punën e bërë dhe përvojën e çmuar. Po i kthehem angazhimit tim profesional dhe familjes”.

“Falënderoj kolegët në Presidencë, institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtar për bashkëpunimin”, shkruan ai.

Exit mobile version