2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Blerim Latifi tregon çfarë ndodhi kur punonte në Kuvend: Guri “qekaq” ra në zyrën e kolegut tim

- Advertisement -

Blerim Latifi, profesor universitar, ka thënë se në Pressing të T7 që ajo që ka ndodhur në Kuvend gjatë kohës së opozitës së Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë agresion ndaj rendit kushtetutës.

Sipas Latifit, sot ka analistë në studio të cilët dalin në televizion e më herët kanë hedhur gaz e gurë.

E ai thotë se në zyrën e një kolegut ka depërtuar një gur i madh që përbente rrezik edhe për rrezikimin e jetës së njerëzve.

”Është e vërtetë që ka ndodhur amnisti politike, çfarë ka ndodhur në Kuvend dy vjet nuk ndodh kërkun. Aty jo që ka hyrë gaz, por edhe armë. Zyrën e një kolegut tm ka depërtu një guri kaq i madh, që me pas godit. Unë shoh sot analistë politikë që shesin mend e kanë gjuajt gaz. Ai ka qenë agresion kundër rendit kushtetutës, ka me tha gjithë jetën“, ka thënë Latifi.

Gjatë emisionit, ai tha se nuk duhet të përkrahet asnjë ide ku kërkohet nga rajone të caktuara për kryengritje. Ai tha se ka forma progresive për të rrëzuar pushtete. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit