-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Blerim Latifi thotë se Kosova ndodhet para dy alternativave, por asnjëra s’është shumë e mirë

- Advertisement -

Profesori Blerim Latifi ka thënë se Kosova ndodhet para dy alternativave sa i përket raporteve të saj me Serbinë. Latifi ka vlerësuar se Kosova do të detyrohet të zgjedh mes gjendjes së pandryshuar (status-quo) dhe një marrëveshjeje që nuk kënaq ambiciet e Kosovës.

“Jemi para dy alternativave: ose me zgjedhë status-quo’në e keqe ose me zgjedhë një marrëveshje, që s’është marrëveshje që ne e duam, por është ajo që është”, ka thënë Latifi në Pressing të T7.

Latifi ka thënë se status-quo’ja është e dëmshme për raportet mes dy vendeve, por sipas tij edhe një marrëveshje pa njohje reciproke, nuk shuan konfliktin historik mes dy popujve.

“Pra një marrëveshje që s’është finale me Serbinë, që nuk sjell njohje, por që e shtensionon situatën. Ajo marrëveshje në fund të fundit do të jetë një kompromis ku të dy palët do ta kenë mundësinë që ta interpretojnë sipas qëllimeve të veta”, ka deklaruar Latifi.

“Nëse marrëveshje nuk e përmban decidicisht njohjen reciproke, unë mendoj që do ta kemi situatën kur konflikti do të vazhdojë. Është vetëm një mënyrë se si normalizohen marrëdhëniet mes dy shteteve, me njohje”, ka shtuar Latifi.

Sipas Latifit, Kurti po detyrohet ta pranojë një marrëveshje që s’e kënaq atë. Ai ka thënë se Kurti e kishte ushqyer veten me iluzione, duke besuar se do ta arrinte një marrëveshje që do të ishte maksimalisht në favor të Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit