Home Lajme Blerim Latifi për VV-në: Në këto zgjedhje ka me i kushtu, s’bëri asgjë me e shndërru rezultatin në strukturë, mjafton Albin Kurti

Blerim Latifi për VV-në: Në këto zgjedhje ka me i kushtu, s’bëri asgjë me e shndërru rezultatin në strukturë, mjafton Albin Kurti

0
Blerim Latifi për VV-në: Në këto zgjedhje ka me i kushtu, s’bëri asgjë me e shndërru rezultatin në strukturë, mjafton Albin Kurti

Blerim Latifi, profesor universitar, ka thënë në “Pressing” të T7, se Lëvizja Vetëvendosja ka dështuar që rezultatin e 14 shkurtit 2021 ta përkthejë në struktura organizative.

Sipas tij, kjo mund t’i hakmarret në këto zgjedhje, që mbahen më 9 shkurt.

Latifi ka thënë se VV është mjaftuar vetëm me kultin e Albin Kurtit. Por, ka shtuar se kjo nuk mjafton për të mirëmbajtur rezultatin.

“Vetëvendosja e ka bërë një gabim të madh, i cili me siguri në këto zgjedhje ka me i kushtu shumë. Rezultati që e ka arritur në vitin 2021, nuk ka bërë asgjë që atë rezultat me shndrru në strukturë. Ajo mbështetje masive nuk i është përgjigjur strukturës, struktura ka qenë shumë më e dobët. Nuk ka arritur me kthy në strukturë organizative në terren, me idenë që mjafton Albin Kurti me kultin e tij të liderit dhe personalitetit me mirëmbajtë këtë mbështetje. Edhe sot kjo po i hakmerret”, ka thënë Latifi.

Exit mobile version