1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Blerim Latifi: I mora informacionet nga vendi i ngjarjes, në tubim të Kurtit në Skënderaj vetëm 25 vetë kanë qenë të Skënderajt

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte në Skenderaj për fushatë elektorale. Por, nga ai nuk është pritur mirë nga disa qytetarë atje, të cilët brohoritnin ‘PDK’ dhe hollën fishekzjarrë.

Syla në “Pressing” të T7, ka thënë Albin Kurti “kishte antiplub”, duke thënë se nuk ka qenë reagim i organizuar ajo që ndodhi në Skenderaj.

“Nuk po hynë Albini sallë brenda, rrinë jashtë, pse nuk hynë sallë brenda qysh rrinë kishe unë s’i tutna kërkujna a ka antiplumb, kqyre këmishën si e ka çu deri në fund, edhe shpinën e ka me anti-plumb, e kesh kishe unë nuk tutna unë”, ka thënë Syla.

Analisti Blerim Latifi ka thënë se LVV do të ketë rënie të madhe në këto zgjedhje në Skënderaj në raport me zgjedhjet e vitit 2021.

Sipas Latifit, VV i kishte rreth 5000 vota në vitin 2021, ndërsa tani do t’i ketë rreth 1000.

Latifi ka thënë se nga informacionet e sigurta nga vendi i ngjarjes, vetëm 25 qytetarë të Skënderajt kanë marrë pjesë në tubimin e Kurtit në Skënderaj, ndërsa të tjerët ishin kandidatë për deputetë e njerëz të tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit