Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas fitores së thellë të partisë Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke konstatuar se partitë ish-opozitare injoruan “leksionin e lashtë”, atë të përbashkimit.
Latifi shkroi se për muaj të tërë Albin Kurti i vendosi partitë ish-opozitare në ngatërresa të kërkuara nga ai për t’i përshkruar faje të bllokadës.
Postimi i plotë:
Arsyeja e shëndoshë njerëzore thotë se, përballë një fuqie të madhe, ata që janë më të dobët kanë vetëm një mundësi reale për të qëndruar: të bashkojnë forcat.
Ky leksion i lashtë, sa vetë njerëzimi, u injorua nga kryetarët e opozitës, përjashto Haradinajn.
Politikisht të papjekur, ata u kapën iracionalisht pas mosvotimit të kandidatit të VV për kryetar të Kuvendit, duke u fokusuar mbi këtë çështje për muaj të tërë dhe duke i dhënë Kurtit hapësirë për ta akuzuar opozitën për bllokim të institucioneve – për një të drejtë kushtetuese që i takonte partisë së tij.
Më pas, Kurti i tërhoqi zvarrë gjatë gjithë vitit, deri sa pa momentin e volitshëm për t’u dhënë goditjen fatale.
Një mësim po aq themelor sa i pari: betejat e ashpra politike nuk fitohen me liderë që postet i kanë të fituara rastësisht ose si dhuratë.






