Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se pas një vizite në Suharekë, në këtë parti është rikthyer Blerim Kuqi.
Abdixhiku tha se me kryetarin e degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shalën, po ndërtojnë një ekip të fitores për këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë.
“Aty afër u ndalëm dhe për një kafe. Mes qytetarëve të shumtë biseduam hapur. Por kjo ditë nisi diçka dhe më të madhe. Bashkimin. Bashkimin e të gjithë atyre që ndihen se i përkasin LDK-së. Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni”, shkroi Abdixhiku,
Postimi i plotë:
Vizitova Suharekën. Mes punës së madhe për forcim e ribashkim, Blerim Kuqit i urova rikthim në familjen tonë të madhe. Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë.
Aty afër u ndalëm dhe për një kafe. Mes qytetarëve të shumtë biseduam hapur.
Por kjo ditë nisi diçka dhe më të madhe. Bashkimin. Bashkimin e të gjithë atyre që ndihen se i përkasin LDK-së. Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni.
Do të jem në çdo qytet për të bërë këtë bashkim.
Suhareka e nisi sot. Le të mos ndalemi.
Blerim të priftë e mbara.
Ardian, na prijë në rrugën përpara!