0.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Blerim Isufaj rekomandohet për kryeprokuror të shtetit

- Advertisement -

Ka përfunduar procesi i intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Për të marrë këtë pozitë është rekomanduar Blerim Isufaj, shkruan Insajderi.

Në garë për të marrë besimin e anëtarëve të KPK-së për këtë pozitë janë: Blerim Isufaj, ish-kryesues i KPK-së dhe aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti, prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe Lulzim Sylejmani e Shqipdon Fazliu, të dy prokurorë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Pjesë e komisionit rekrutues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Jetish Maloku- kryesues, Arjana Shajkovci, Bedrije Syla- Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq.

Ndryshe, më 17 mars KPK ka publikuar konceptdokumentet e kandidatëve, në të cilat të njëjtit kanë paraqitur vizionin e tyre nëse do të zgjedhën në këtë pozitë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit