Home Lajme Blerim Devolli për politikanët: Nuk na duan, na quajnë oligarkë

Blerim Devolli për politikanët: Nuk na duan, na quajnë oligarkë

0
Blerim Devolli për politikanët: Nuk na duan, na quajnë oligarkë

Biznesmeni Gjergj Luca të dielën, përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se është takuar me biznesmenin e njohur nga Kosova, Blerim Devolli.

Luca ka treguar se me Devollin kanë biseduar rreth investimeve, ku ndër të tjera ka zbuluar se kanë rënë dakord për një bashkëpunim në një sipërmarrje të përbashkët në Kosovë për të vazhduar më pas në Maqedoni.

Biznesmeni Luca tutje është shprehur se politika i ndanë vëllezërit, por vetëm puna mund ti bashkojë.

“Nuk është e vërtetë që Kosova s’ka det, Jam me Blerim Devollin nga Kosova, njeriun e punës dhe investimeve këtu në mes të detit Jon për sipërmarrje të përbashkët. Pavarësisht se politika i ndan vëllëzërit, puna i bashkon. Ibashkon se nga puna vjen nga mirëqenia, progresi… nga puna vjen bashkimi. E ndërsa politika grindet e zihet, puna mbjell dashuri”, ka shkruar Luca krahas postimit.

“Më e bukura është që u ulëm në tavolinë, bëmë 5 minuta muhabet, ramë dakord ta fillojmë nga deti, e u morrëm vesh përnjëherë. I dhamë dorën njëri-tjetrit Blerimi i madh nga Kosova me Gjergjin e vogël nga Shqipëria. Po si merremi vesh ne kaq mirë me njëri-tjetrin e si i mbyllim muhabetet ne për pesë minuta, e si jemi ne të gjithë bashkë, e si ne vetëm shtojmë vëllazërinë e dashurinë për veten, për punonjësit, për kombin tonë, por çka kanë këta të politikës more Blerim, athu janë më të mençur se ne?”-e ka pyetur tutje Luca Blerim Devollin.

Më pas Blerim Devolli është përgjigjur duke thënë “Nuk na dojnë vëlla, se na quajnë oligarkë”!

Exit mobile version