Këngëtari i njohur Blerando është përballur me një surprizë të pakëndshme gjatë udhëtimit të tij.
Ai ka ndarë me ndjekësit një moment të papritur që i ka ndodhur në aeroport, duke e shndërruar në humor një situatë ndryshe të vështirë.
Përmes një postimi në “Instastory”, Blerando bëri të ditur se i kishte humbur fluturimi.
Në mbishkrimin e postimit ai shkroi:
“A ju ndodh juve si mu! M’ju ik ajroplani?!.. thash po thom!”
Megjithëse situata nuk ishte aspak e këndshme, këngëtari zgjodhi ta ndante me ndjekësit me humor, duke e kthyer telashin në një rrëfim të lehtë.