20.6 C
New York
Saturday, September 28, 2024

Buy now

Blerando: Është koha për hite të reja

- Advertisement -

Artisti i njohur, Blerando, pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2 ka qenë goxha i angazhuar me projekte muzikore.

Ai solli disa këngë, të cilat u pritën mirë dhe mblodhën miliona klikime në YouTube.

Veç tjerash, këngëtari ka qenë shumë i kërkuar edhe nëpër mbrëmje e koncerte të ndryshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një postim të ri, ish-konkurrenti ka falënderuar fansat për përkrahjen që i kanë dhënë.

“Faleminderit krejt fansave & bashkëpunëtorëve të mi për mbështetjen dhe gjitha netët plot me argëtim që i kemi kaluar së bashku këtë verë”, ka thënë ai.

“Është koha për hite të reja. Qëndroni gati. Shumë dashuri Blerando”, shtoi mes tjerash.

Blerin Lajçi (emri i vërtetë) mori famë të madhe gjatë pjesëmarrjes në BBVK, ku edhe u shpall finalisti i dytë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit