-7.7 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Blerand Stavileci e merr në dorë përkohësisht Sigal Prishtinën

- Advertisement -

Sigal Prishtina është bërë me kryetar të ri, edhe pse të përkohshëm.

Blerand Stavileci është rikthyer në krye të klubit më të madh të basketbollit në vend.

Kryetari i suksesshëm i Bardhekaltërve do ta pasojë kryetarin e dorëhequr, Burim Maraj, i cili njoftoi dje për vendimin e marrë për shkak të angazhimeve të tjera që i ka.

E ndërkohë, me vendim unanim, prishtinasit e kanë emëruar Stavilecin si ushtrues detyre të kryetarit të klubit.

Edhe menaxhmenti i klubit është larguar dhe prishtinasit pritet të bëjnë riorganizim për t’u rikthyer në majat e basketbollit kosovar.

Me Stavilecin në krye, Sigal Prishtina kishte arritur suksese të jashtëzakonshme, si në rrafshin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit