-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Blendi Fevziu viziton Hashim Thaçin në Hagë: Akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së është e pavërtetë dhe nuk mund të vërtetohet

- Advertisement -

Gazetari shqiptar dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhen në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.

Përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, ku shfaqet para dyerve të burgut të Hagës, Fezviu njoftoi se është takuar me ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

Me të tha se ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Pas kësaj dere ndodhen katër nga drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe katër nga drejtuesit e mëpasshëm politikë të Kosovës së pavarur: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Unë vizitova sot Hashim Thaçin, ish-president dhe ish-kryeministër i Kosovës. Ai ishte në një gjendje shumë të mirë, qoftë psikologjike apo fizike. Edhe të akuzuarit e tjerë janë në gjendje të mirë”, deklaroi Fevziu.

Mes tjerash, gazetari shqiptar ka shprehur bindjen se akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së është e pavërtetë dhe nuk mund të vërtetohet.

“Është një akuzë e ngritur politikisht, por që nuk argumentohet. Ata po bëjnë sot betejën e tyre të dytë, pas betejës për pavarësinë e Kosovës, pas betejës për ta hequr zgjedhën serbe, e cila ka ngritur kaq varre masive në Kosovë”, deklaroi Fevziu.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5153991921347838&id=100002112445710

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit