14.8 C
New York
Thursday, October 30, 2025

Buy now

Bleart Tolaj i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës”

- Advertisement -

Çmimi “Ylli i Javës” për futbollistin më të mirë të xhiros në Superligë, i është ndarë Bleart Tolajt të Ballkanit, ka njoftuar FFK të enjten.

Tolaj është shpallur më i miri për javën e njëmbëdhjetë të këtij edicioni, pasi  shënoi dy gola në fitoren e ekipit të tij kundër Malishevës në transfertë, e cila përfundoi me rezultatin 0:5.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Naser Bunjaku, Shyqeri Salihu dhe Zenel Shabanit

Pasi mori këtë çmim, Tolaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Ndeshjet kundër FC Malishevës janë gjithmonë të vështira dhe nuk e kemi pritur që fitorja do të ishte kaq e lehtë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, sepse nuk po mungojnë rezultatet. Jemi në rrugën e duhur për synimin tonë – të shpallemi kampionë”, ka thënë Tolaj për faqen zyrtare të FFK, duke falënderuar ekipin për mbështetjen.

Të ngjashme

Të fundit