11.6 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Blakaj: Ja kush është personi që spiunoi krerët e UÇK-së (Video)

- Advertisement -

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Korab Blakaj, ka ngritur pretendim lidhur me mbledhjen e informacioneve rreth krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, Jose Pablo Baraybar, një antropolog me origjinë nga Peruja, ka punuar në Byronë e Kërkimit e të Zhdukuarve në Mjekësinë Ligjore në Kosovë dhe ka luajtur rol kyç në mbledhjen e të dhënave mbi ish-luftëtarët e UÇK-së.

Blakaj pretendon se Baraybar ka qenë i angazhuar për të mbledhur çdo informacion të mundshëm, si të vërtetë ashtu edhe të pavërtetë, me qëllim të krijimit të një narrative që godiste figurat e UÇK-së.

“Në vitin 2022, ka qenë në Kosovë si pjesë e organizatës së UNMIK-ut”.

“Do t’i përmend emrin, Jose Pablo Baraybar, me origjinë nga Peruja, ka qenë antropolog. Ky ka punuar në Byronë e Kërkimit e të Zhdukuarve në Mjekësinë Ligjore në Kosovë”.
Detyra e këtij personi ka qenë mbledhja e çdo informacioni të mundshëm, real por edhe jo real, që të krijohet narracioni që të goditen figurat e UÇK-së”, deklaroi Blakaj.

Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit