8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Blakaj i zhgënjyer me institucionet: S’kanë bërë mjaftueshëm për dokumentimin e krimeve të luftës

- Advertisement -

Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të drejtën humanitare, ka folur rreth dokumentimit të krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë një intervistë për EO, Blakaj ka vlerësuar se deri tani institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm në dokumentimin e krimeve të luftës.

“Deri më tani institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm në dokumentimin e krimeve të luftës. Një kohë të gjatë nuk ka pasur asnjë institucion i cili është marrë me këtë çështje. Nga viti 2012 ka qenë një Institut për hulumtimin e krimeve të luftës, mirëpo ai nuk ka qenë i përkrahur mjaftueshëm, nuk ka qenë i fuqizuar, nuk ka pasur edhe resurse të mjaftueshme ta kryej këtë punë, sepse puna e dokumentimit është jashtëzakonisht e madhe dhe duhet të ketë resurse materiale. Pastaj është mbyllur ai institut dhe tek tani pra në fund të vitit të kaluar është themeluar Instituti i ri. Ne po shpresojmë që ky institut, megjithatë do të ketë sukses në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës edhe pse 25 vite pas përfundimit të luftës shumë prova mund të jenë zhdukur përgjithmonë dhe ato asnjëherë nuk do të gjinden ” – ka thënë Blakaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit