-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

BKS me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

- Advertisement -

Byroja Kosovare e Sigurimit ka dalê me një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë lidhur me policën e sigurimit, raporton Scanner.

Njoftimi i plotë:

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për lehtësim të qarkullimit në pikën kufitare në Morinë është vërejtur se në këtë pikë kufitare kanë hyrë edhe vetura me targa të huaja e që nuk e kanë marrë fare policën e sigurimit kufitar në pikën e Byrosë Kosovare të Sigurimit në këtë pikë kufitare.

Të dashur bashkatdhetarë pajisja me policë sigurimi siç e dini ju është edhe obligim ligjor në vendin tonë.

Çdo dem që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja i rimburson nga pala që ka shkaktuar aksidentin.
Andaj në momentin kur hyni në ketë pikë kufitare merrni policën e sigurimit në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe më pastaj ju keni mundësi që të njëjtën ta rimbursoni përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit