Është publikuar një tjetër këngë, teksti i së cilës është shkruar nga ish luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi.
“Bjen orteku”, titullohet kënga e cila është publikuar katër ditë më parë.
Selimi tekstin e këngës e kishte shkruar pesë vite më parë.
Kënga i kushtohet formacionit të UÇK-së, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, që kishin rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe më 14 dhjetor 1998 tek vendi i quajtur “Likenet e Hasit-Gorozhup ku kishin rënë 42 dëshmorë në krye me Mujë Krasniqi.
Këngën e këndon Ali Gashi, bashkëluftëtari i Mujë Krasniqit, ndërsa orkestimin e ka bërë Muhamet Selimi dhe Driton Fazliu.
Ndryshe, para tri ditësh u publikua edhe një këngë e shkruar nga Rexhep Selimi, e kënduar nga Ismet dhe Shpëtim Gashi e titulluar “Na jem ti”.