Home Lajme Biznesmeni nga Lipjani thotë se u kërcënua nga asamblisti i VV-së

Biznesmeni nga Lipjani thotë se u kërcënua nga asamblisti i VV-së

0
Biznesmeni nga Lipjani thotë se u kërcënua nga asamblisti i VV-së

Biznesmeni nga Lipjani, Ymer Troshupa po thotë se është kërcënuar nga ana e asamblistit të VV-së në Lipjan, Alban Saliu.

Troshupa thotë se rasti ka ndodhur sot në orën 8:30 të mëngjesit në pompën e benzinit Exfiss tek autostrada.

Lidhur me këtë ai thotë se rasti është lajmëruar në Polici.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të fjalës së Lirë.

Ju njoftoj se sot në mëngjes rreth orës 08:30 në Exfiss pika te autostrada jam kërcënuar nga asambleisti i Vetvendosjës Alban Salihu.

Rasti është hapur në polici dhe janë marra masa ndaj kërcënuesit.

E ftoj edhe institucionin e Exfisit që të merr masa ndaj tij pasi që kërcënimet e tilla ndaj konsumatorëve janë të dëmshme edhe për biznesin.

Ne vazhdojmë me vizion dhe s’ka kthim mbrapa.

Exit mobile version