Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi ka një kërkesë për Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike pas reduktimeve të gjata me rrymë javëve të fundit në vend.
Palushi tha se janë të gatshëm të paguajnë 50 % me çmim më të lartë për energjinë e shpenzuar, vetëm që të mos ketë ndërprerje, pasi që po rrezikohen linjat prodhuese.
“Për shkak të problemeve me furnizim me energji si pasojë e kapaciteteve prodhuese të KEK-ut dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, ne jemi të gatshëm që të paguajmë 50 % me çmim më të lartë për energjinë e shpenzuar, me kusht që mos të ketë ndërprerje, pasiqë ndërprejet e shumta përveq që rrezikojnë linjat prodhuese ato janë bërë edhe problem në përmbushjen e kërkesave për eksport duke u rrezikuar seriozisht humbja e tregjeve të jashtme”, shkroi Palushi në Facebook.
Ai tha se për shkak të mungesës së rrymës nuk ka qenë e mundur të funksionoj linja e përpunimit të frutave.
“Gjithashtu për shkak te mungesës së energjisë elektrike nuk mund të aktivizohet linja e përpunimit të frutave duke pamundësuar që të grumbullohen 4 milion kg mollë nga fermerët sa kemi paraparë për këtë vit”, shkruan ai.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1477970359375875&id=100014887752553