32.8 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Bizneset që fituan rastet kundër ZRrE-së kthehen në treg të rregulluar të energjisë, por qindra të tjerë në pritje

- Advertisement -

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve Vendor ka njoftuar se bizneset që kanë fituar rastet në Gjykatë Komerciale kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i vendosur dhunshëm në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë elektrike, janë kthyer në treg të rregulluar.

Por, shtoi Ajvazi, “mbetet tejet e dhimbshme që qindra biznese tjera ende presin vendimet e gjykatës, ndërkohë që po detyrohen të nënshkruajnë kontrata për tregun e lirë, duke u përballur me kosto shumë më të larta dhe pa asnjë garanci”.

Postimi i plotë:

Zyrtare: Bizneset që kanë fituar masën e pezullimit janë kthyer në treg të rregulluar!

ZRRE zyrtarisht konfirmon që këto biznese janë kthyer në tregun e rregulluar.

Kjo konfirmon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë dhe se vendimet e gjykatave janë duke u respektuar. Por, mbetet tejet e dhimbshme që qindra biznese tjera ende presin vendimet e gjykatës, ndërkohë që po detyrohen të nënshkruajnë kontrata për tregun e lirë, duke u përballur me kosto shumë më të larta dhe pa asnjë garanci.

Kjo situatë dëshmon qartë se procesi i liberalizimit të tregut është i nxituar dhe i dëmshëm për prodhuesit tanë!

Të ngjashme

Të fundit