9.5 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Bizneset prodhuese në Kosovë rrezikojnë falimentimin nga tregu i hapur i energjisë, thotë Ajvazi

- Advertisement -

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve Kosovarë, që funksionon në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, ka paralajmëruar se shumë biznese, veçanërisht ato prodhuese, mund të përballen me vështirësi të mëdha financiare apo edhe falimentim, pas hyrjes në tregun e hapur të energjisë elektrike nga 1 qershori.

Në emisionin Debat Plus, Ajvazi ka theksuar se megjithëse janë 19 operatorë të licencuar për tregtim të energjisë, vetëm një – KESCO – ka ofruar çmim konkret për bizneset. Sipas tij, ky çmim është rritur në mënyrë drastike.

“Një numër ri konsiderueshëm i bizneseve do të përballen me një situatë jashtëzakonisht shqetësuese deri në falimentim ndoshta. Këtë rast fokusohem më shumë tek biznesi i sektorit prodhues, nga momenti i parë që e kemi marrë njoftimin fillimisht nga KESCO që do të dalin në tregun e lirë, pastaj  pas gjashtë dite del njoftimi publik nga ZRRE-ja, ne kemi reaguar menjëherë për t’u informuar se çfarë do të ndodhë nga 1 qershori. I kemi ngritur shqetësimet tona, duhet të kemi informata se cilat do të jenë çmimet kush janë ata operatorë që janë të licencuar dhe nga komunikimet në ZRRE i kemi marrë që janë 19 operatorë të licencuar”, ka deklaruar Ajvazi.

Ai ka shtuar se të gjitha bizneset janë të gatshme të dalin në tregun e lirë, por vetëm kur ekziston konkurrencë reale mes operatorëve.

Sipas tij, një biznes prodhues që vitin e kaluar paguante rreth 75 euro për megavat, tani ka marrë ofertë nga KESCO prej 264 euro për megavat.

“E mira e krejt kësaj, të gjitha bizneset për dallim nga vitet e mëparshme, të gjitha bizneset deklarojnë që janë të gatshëm të dalin në tregun e lirë, por kur janë të gatshëm me dalë në tregun e lirë? Kur tregu është i lirë dhe ka konkurrencë, nga këto 19 biznese që janë të licencuar me tregu energji eklektike prej këtyre vetëm një kompani na ka dalë që është e gatshme me ofertu për çmim, ajo është KESCO. Dhe a e din çfarë çmimi na ka dalë, një biznes prodhues që çmimin e megavatit e ka paguar vitin e kaluar dikur rreth 75 euro çmimi i ofertuar për të cilin kam qenë vetë prezent me negociu kontratën me KESCO-n ka qenë 264 euro megavati. Kjo rritje nuk është vetëm te një biznes por zinxhirë te shumica e bizneseve.  Nuk po e diskutojmë a duhet me dalë në tregun e lirë sepse baza ligjore ekziston prej 2016 jemi duke diskutuar për afatin kohor”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit