16.5 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Bizneset nesër protestojnë duke i bllokuar hyrjet në kryeqytet, Qeveria: Po u ndihmojmë të dalin në treg të hapur

- Advertisement -

Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në treg të lirë – që bizneseve do të ju kushtojë me tarifa të larta të energjisë, gjë që sipas tyre do të ndikojë në ulje të prodhimit si dhe humbjen e disa prej vendeve të punës.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka apeluar për pasojat e rënda me të cilat do të përballen bizneset, e sidomos prodhuesit.

Të mërkurën, zyra e kryeministrit e ka lëshuar një komunikatë ku ka treguar për një takim që kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministrat e linjave e ka pasur me përfaqësues të Odës Ekonomike dhe prodhuesve.

Në njoftim thuhet se Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë pranë prodhuesve në çdo sfidë që rrjedhë nga ky proces, ndërsa Ministrja Rizvanolli theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin intensiv me bizneset, dhe veçanërisht prodhuesit, për t’i ndihmuar në përballjen me këto sfida.

“Si hap konkret i radhës, u dakordua një takim i përbashkët mes furnizuesve të energjisë elektrike në Kosovë dhe kompanive që pritet të dalin në treg të hapur, ku palët do të këmbejnë informata praktike, në funksion të rritjes së konkurrencës dhe mirë-informimit, në mënyrë që bizneset të bëjnë zgjedhjet më të favorshme”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e ZKM-së.

Të ngjashme

Të fundit