11.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Bizneset e përmbytura në Pejë, baltën po e largojnë bashkë me “Comodita Home” e “Devolli Corporation” (Video)

- Advertisement -

Tabakun e lanë, e të dielën rrokën lopatat.

Me çizme e karroca punonjësit e bareve në sheshin e Pejës, po largojnë baltën që la shiu i rrufeshëm i një nate më parë, raporton Klan Kosova.

Pas dëmtimeve që ende nuk dihen sa janë, nisi pastrimi për çka asistuan edhe bizneset private si “Comodita Home” e “Devolli Corporation”.

U baltos edhe sheshi e nga nxitimi për të shpëtuar, dikush harroi edhe karrocat e fëmijëve.

Hiç më mirë nuk shpëtuan as dyqanet në pjesët tjera, e këso të reshura s’mbahen mend.

Komunën për intervenim s’e priti as një 78-vjeçare.

E pronarët këtu e dinë problemin pse i mori uji.

Komunarët premtojnë se do angazhohen që të kompensojnë dëmet me aq sa kanë mundësi.

Pas dëmeve që u shkaktuan nëpër shtëpitë e ekonomitë e tyre, tani pejanët lutën që vërshime të tilla të mos përsëriten më.

Të ngjashme

Të fundit