22.5 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Bizeneset amerikane mund të ikin nga Kosova? Gërxhaliu thotë se kjo kritikë nuk duhet të trajtohet si armiqësore

- Advertisement -

Për paralajmërimin se bizneset amerikane mund të ikin nga Kosova nëse nuk krijohen institucionet në Kosova, njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se kjo kritikë nuk duhet të trajtohet në mënyrë armiqësore.

Letra, sipas tij, duhet të lexohet e të kuptohet dhe jo të nënkuptohet, duke shtuar se mesazhet duhen lexuar në funksion të zhvillimit.

“Nëse vazhdohet në ketë mënyrë që pas 170 ditëve të mos kemi institucioneve të dala nga vota e shkurtit është alarm që duhet ta na brengos që jo vetëm kompanitë amerikane, por edhe kompanitë e tjera mund të lëvizin dhe të gjejnë alternativë në rajon”, tha Gërxhaliu.

Ai nënvizoi se ‘politika amerikane hesht dhe distancohet nga situata politike në Kosovë’.

Të ngjashme

Të fundit