Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe njëherësh kryenegociatori kosovar për dialogun Kosovë Serbi, Besnik Bislim ka zbuluar për një takim që e ka bërë me ish-përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Bislimi tha se ka udhëtuar për në Londër, që ta takojë Ashton, e të mësojë më shumë se çfarë ka qenë ideja për themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe.
Ai tha se ka shpërthuje të mëdha mes asaj se çka është diskutuar në Bruksel për Asocacionin si ide, me atë se çfarë propagandon Serbia tek vendet tjera.
“Unë kam bërë një udhëtim për në Londër, ku kam bërë një takim me Ashton, dhe kam biseduar se cfarë ka qenë ideja e Asocacionit. Ka shpërputjee të madhe mes asaj cka është diskutu në Bruksel si ide, dhe cfarë propagon Serbia te vendet. Asocacioni nuk ka pas kurrë idenë të bëhet mbrojtës i drejtave të serbëve, gjykatat janë mbrojtës të të drejtave, dhe jo OJQ”, tha ai në rtk.