Vizitën zyrtare në Francë, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi e ka nisur me një mëngjes pune me përfaqësues diplomatikë të disa prej shteteve anëtare në Francë.
Prezent aty ishin ambasadori çek, Michal Fleischmann, Zëvendës Shefi i Misionit të Polonisë dhe ai i Italisë, Ëieslaë Tarka e Antonio Cascio dhe i Ngarkuari me Punë i Bullgarisë, Emil Kazakov..
Vizita zyrtare në Francë e Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, filloi me një mëngjes pune me përfaqësues diplomatikë të disa prej shteteve anëtare në Francë, ku ishin prezent Ambasadori i Republikës së Çekisë, Michal Fleischmann, Zëvendës Shefi i Misionit të Polonisë dhe ai i Italisë, Ëieslaë Tarka e Antonio Cascio dhe i Ngarkuari me Punë i Bullgarisë, Emil Kazakov.”
Në njoftim thuhet se në takim është zhvilluar bisedë e frytshme.
Ai zhvilloi një bisedë të frytshme me përfaqësuesit diplomatikë të këtyre shteteve, të cilët fillimisht i falënderoi për mbështetjen e shteteve të tyre ndaj Republikës së Kosovës.”
Bislimi i ka informuar ata për hapat në zhvillim ekonomik e integrim evropian, në procesin e dialogut dhe situatën aktuale pas sulmit të 24 shtatorit.
“Zëvendëskryeministri Bislimi i informoi ata për hapat tanë në zhvillim ekonomik e integrim evropian, si dhe mbi procesin e dialogut dhe situatën aktuale, përfshirë sulmin terrorist e aktin e agresionit të 24 shtatorit të sponsorizuar e mbështetur nga Serbia.”
“U theksua se Kosova po performon pozitivisht në indikatorë të ndryshëm përtej barrierave e pengesave me të cilat vendi ynë është përballur. Zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se në vazhdimësi po dëshmojmë vullnetin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në avancimin e agjendës evropiane. Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.”