Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit.
Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, me ftesë të drejtorit të Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, Bislimi do të udhëheqë delegacionin nga Kosova në një takim të përbashkët ku do të diskutohet mbi Planin për Rritje.
“Republika e Kosovës do të prezantojë e diskutojë me BE-në mbi fushat dhe projektet prioritare në agjendën tonë të reformave”, thuhet në njoftim.
Delegacioni i Kosovës përbëhet dhe nga ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.