0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Bislimi tregon se gjoba për ata që kanë targa ilegale do të jetë 150 euro

- Advertisement -

Gjatë ditë së djeshme, Qeveria morri një vendim të ri në lidhje me targat ilegale në Kosovë.

Ky vendim i ri i qeverisë do të përbehet nga tri faza, ku e para dhe e dyta siç ka thënë kryeministri Kurti, do të përbehen nga qortime dhe gjoba për ata që do të kenë targa ilegale, shkruan lajmi.net.

Rreth kësaj, është deklaruar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se shpreson që ky proces të përfundojë pa ndonjë incident.

Po ashtu, njeriu dy i qeverisë ka deklaruar se, shuma e gjobës për ata që posedojnë targat ilegale do të jetë 150 euro.

“Nese s’jam gabim shuma e gjobës do të jetë 150 euro. Shpresojmë që ky proces të përfundohet pa ndonjë incident deri më 21 prill të vitit 2023”, ka thënë Bislimi.

Përndryshe, Departamenti amerikan i Shtetit, pavarësisht vendimit të ri të qeverisë, ka kërkuar që të ketë shtyrje të afatit për targa, pa konfiskime e gjoba.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit