22.2 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Bislimi takohet me Prattipatin, flasin për Planin e Rritjes

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Në komunikatë bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar mbi situatën dhe zhvillimet politike në vend, si dhe mbi Planin e Rritjes.

“Në takim u bisedua mbi situatën dhe zhvillimet politike në vend, gjersa mes tjerash u diskutua dhe mbi Planin e Rritjes, në kuadër të së cilit zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se qeveria po vijon punën në avancimin e zbatimit të reformave ku ministritë e linjës mbeten të angazhuara maksimalisht”, thuhet në komunikatë.

Bislimi po ashtu thuhet se i ka shprehur Prattipatit mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit