-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Bislimi takohet me Lajçakun: Bëhen përgatitje për takimin e 14 shtatorit në mes Kurtit dhe Vuçiqit

- Advertisement -
Për herë të parë, pas tensioneve në veri të Kosovës në fund të muajit maj dhe në fillim të muajit qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 14 shtator do të zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Brukseli. Ndonëse agjenda e takimit të tyre nuk dihet ende, ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, janë takuar sot në Bruskel. Cila ishte tema?

Lajçak ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për përgatitjet e takimit të radhës mes Kurtit e Vuçiqit që pritet javën e ardhshme.

“Faleminderit Besnik Bislimit për takimin sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e Takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë të javës së ardhshme. Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar në Platformën X.

Edhe zëvëndeskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi ka njoftuar për takimin me z.Lajçakun.

Me anë të një postimi në platformën X, Bislimi ka thënë se Kosova mbetet konstruktive dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog

”Bisedimet për procesin e dialogut sot para takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme. Kosova mbetet konstruktiv dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog. Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet në tërësi dhe pa vonesë. Plani i renditjes së drejtë dhe i balancuar është thelbësor”, ka shkruar Bislimi në X.

Kosova mbetet “shumë e paqëndrueshme” pavarësisht se situata e sigurisë është qetësuar që nga shpërthimi i madh i dhunës në maj.” – deklaroi sot komandanti i forcave të NATO-s në Ballkanit gjatë një konference të mërkurën, raporton Reuters.

Duke folur në selinë e NATO-s në Bruksel, Ristuccia shprehu shqetësimet rreth tensionit të vazhdueshëm midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve në rajon, të nxitura nga mosmarrëveshjet e pazgjidhura politike.

“Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – për shkak të një morie të çështjeve të pazgjidhura,” u tha Ristuccia gazetarëve nga Selia e NATO-s në Bruksel.

Gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia, komandanti i Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), tha se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të politike.

‘Diagnoza’ e gjendjes në veri sipas tij është “mosbesimi midis palëve”.

“Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve,” ka deklaruar ai.

Në këtë kontekst, komandanti i NATO-s ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake por vetëm politike.

“Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit