0.6 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Bislimi takohet me deputetë nga Parlamenti i Greqisë, flasin për proceset e integrimit evropian të Kosovës

- Advertisement -

Në ndërtesën e Parlamentit të Greqisë, gjatë vizitës zyrtare në Athinë, ditën e djeshme

zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pati takime ndarazi me deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.

Përgjatë këtyre takimeve, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Kosova vazhdon drejt rrugës së progresit, duke e pozicionuar vendin në një trajektore të zhvillimit dhe demokracisë. Si dëshmi më të fundit të këtij indikatori, kemi raportin e demokracisë të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bisedat e zhvilluara u fokusuan dhe në rrugëtimin në proceset e integrimit evropian të Kosovës dhe aplikimet për anëtarësim në BE dhe në Këshillin e Evropës, e poashtu dhe në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi. Kosova synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë.

Me deputetët . Bakoyannis dhe  Papandreou, zëvendëskryeministri Bislimi bisedoi dhe mbi procesin e dialogut, zhvillimet dhe takimin e fundit në Bruksel.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit